MASHT

MINISTRI BYTYQI U TAKUA ME MINISTRIN E ARSIMIT TË MAQEDONISË VERIORE

29 Nëntor, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar sot në Shkup me ministrin e Arsimit të Maqedonisë Veriore, Arbër Ademi, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve.

Të dy ministrat u pajtuan se, edhe bashkëpunimi i deritanishëm mes Kosovës dhe Maqedonisë në arsim ka qenë i shkëlqyeshëm, por theksuan se ka hapësirë për bashkëpunim edhe më të madh në të gjitha nivelet e arsimit.

Gjatë këtij takimi, ministrat Bytyqi dhe Ademi vunë theksin te arsimi i lartë, ku bashkëpunimi mund të ndikojë në ngritjen e cilësisë, që është edhe qëllim i të dy shteteve.

Last modified: 9 Qershor, 2022