Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në takimin e radhës të Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), ku u diskutua rreth zbatimit të Agjendës Evropianë të Reformave ( ERA) si dhe nevojën e angazhimeve maksimale të të gjitha institucioneve për rritjen e shkallës së përmbushjes dhe zbatimit të planit kombëtarë për MSA-në.
Ministri Bytyqi është shprehur se, ndër veprimet kryesore që është dashur të bëjë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në aspektin e realizimit të ERA-s, është Ligji për Arsimin e Lartë.
Ministri Bytyqi theksoi se ky projektligj tashmë është në fazën finale të realizimit, janë mbajtur diskutimet paraprake publike lidhur me këtë, si dhe janë mbajtur rreth 8 takime për inkorporimin e të gjitha diskutimeve publike.
“Tashmë ky projektligj është në fazën finale të realzimit, është në procedurë të përkthimeve si dhe në procedurë të miratimeve të ministrive përkatëse e që janë Ministria e Integrimit Evropia dhe Ministria e Financave dhe se në fillim të shtatorit do të dërgohet në Qeveri për miratim”, tha ministri Bytyqi.
Ministri Bytyqi, gjithashtu theksoi se, mbetet sfidë miratimi i tij në parlamanet, pasiqë për këtë nevojiten dy të tretat e votave, përfshirë këtu edhe votat e përfaqësuesve të komuniteteve, gjë që mund të na e rrezikojë vonesën e miratimit të këtij ligji.
Ne vazhdim, Ministri Bytyqi tha se veprimet tjera në kuadër të ERA-s janë realizuar duke përjashtuar këtu agjencinë për kurrikula, për të cilën tha se është e pa realizuar, por sqaroi se MAShT ka filluar një reeformë brenda institucionit në aspektin e rifunksionalizimit të Ministrisë që po bëhet së bashku me Bashkimin Evropian,ndërsa ritheksoi se sfida kryesore mbetet miratimi i ligjit për arsimin e lartë.
Last modified: 10 Qershor, 2022