MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI PRESIDENTIN E “DES MOINER AREA COMMUNITY COLLAGE” TË IOWAS

7 Maj, 2019

07 Maj 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot presidentin e “Des Moiner Area Community Collage” (DMACC) të Iowas, Robert Denson me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit në arsim, e në veçanti në arsimin dhe aftësimin profesional.

Gjatë këtij takimi është biseduar më detajisht projekti i hapjes së Akademisë së Arsimit Profesional në Kosovë, e cila do të jetë degë e Kolegjit DMACC. Po ashtu, janë diskutuar fushat e identifikuara për programet që do t’i ofrojë ky kolegj për të rinjtë kosovarë, programe për të cilat ka më së shumti nevojë tregu i punës në Kosovë.

Ministri Bytyqi falënderoi presidentin Denson për bashkëpunim dhe për krijimin e mundësive të hapjes së këtij kolegji në Kosovë, ndërsa shprehu gatishmërinë e tij dhe të MAShT që të shtyjnë përpara procedurat e themelimit të këtij kolegji në Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës.

Last modified: 10 Nëntor, 2022