Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi ka pritur përfaqësuesit e misionit të Bankës Botërore (BB), të kryesuar nga znj. Asli Senkal (ekonomiste), të cilët po qëndrojnë për një vizitë pune në Kosovë, me të cilët bisedoi për zhvillimet në arsim , sfidat, nevojat si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Me këtë rast Ministri Bytyqi, theksoi se Arsimi në Kosovë ende nuk është në gjendjen e dëshirueshme dhe se tashmë kemi identifikuar mangësitë dhe po vazhdojmë me procesin e reformave në përgjithësi, që të kemi një arsim më cilësorë për të rinjtë tanë.
Ministri Bytyqi ndër tjera theksoi vështirësi në organizimin e edukimit parashkollor 0-5,kryesisht në mungesë të hapësirës së nevojshme si dhe aspekte tjera që e mundësojnë këtë nivel edukimi.
Në vazhdim, Ministri Bytyqi, i falënderoi përfaqësuesit e BB-së për mbështetjen e vazhdueshme të projekteve arsimore e në veçanti për matjen e performancës së mësimdhënësve, proces i cili tashmë ka filluar, ndërsa ka theksuar nevojën e trajnimit adekuat të mësimdhënësve në të ardhmen .
Më tej, ministri Bytyqi dhe përfaqësuesit e BB-së ,biseduan edhe për çështje tjera siç është llogaridhënia , si dhe hartimi i Strategjisë për Arsimin e Lartë , cili është në proces të hartimit.
Last modified: 10 Qershor, 2022