MASHT

Ministri Bytyqi priti në takim përfaqësuesit e GIZ-it

31 Tetor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi , priti në takim Boris Scharllovskin ,udhëheqës i GIZ-it në Kosovë, me të cilin bisedoi për përgatitjet e përbashkëta MAShT- GIZ për lansimin e fushatës “Të gjithë së bashku për arsim më të mirë në Kosovë”.

Ministri Bytyqi, më këtë rast, falënderoi z. Scharllovski për  mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë  Gjermane  në fushën e arsimit  dhe angazhimin  GIZ-it si bashkëpunëtor lider  në përgatitjen dhe lansimin e fushatës, e cila ka për qëllim ngritjen e arsimit ndër prioritetet kryesore të Qeverisë.


Ministri Bytyqi theksoi se kontributi dhe ekspertiza e GIZ-it në këtë aspekt është e çmuar  dhe se beson që kjo fushatë, e cila po mbështetet edhe nga donatorë dhe partnerë  tjerë joqeveritar e institucional vendor e ndërkombëtarë, do të arrijë objektivat që ka, siç është vetëdijesimi në shkallë të lartë i prindërve, nxënësve, mësimdhënësve dhe institucioneve që arsimin ta lartësojmë si prioritet kryesor.


Nga ana e tij, z. Scharllovsiki po ashtu e ka falënderuar ministrin Bytyqi për qasjen konstruktive dhe gatishmërinë që të vazhdohet me bashkëpunimin e ndërsjellë për një arsim më të mirë në Kosovë.


Fushata për arsim më të mirë në Kosovë me moton “Arsimi në dorën tënde”,  do të lansohet të mërkurën, 1 nëntor 2017. 

Last modified: 25 Gusht, 2022