MASHT

Ministri Bytyqi priti në takim Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, kërkon bursa më të larta për studentët

5 Janar, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot në takim Këshillin Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina “ të Prishtinës, me të cilët bisedoi lidhur me vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2017, e që ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të katit të dytë të Bibliotekës Universitare Institutit të Historisë .Në këtë takim u fol edhe për bursat e studentëve .

Me këtë rast, ministri Bytyqi edhe njëherë ka theksuar  nevojën për lirimin e objektit nga ana e UP-së,  me qëllim të krijimit  të kushteve  për veprimtari normale  hulumtuese- shkencore të Institutit të Historisë.

Ministri, po ashtu theksoi se ky institucion  aktualisht nuk i ka as kushtet minimale për  të zhvilluar aktivitetet dhe punët që priten dhe duhet ti bëjë në interes të vendit dhe shtetit tonë të ri .

Ministri Bytyqi dhe Këshilli Drejtues i UP-së biseduan edhe për  bursat e studentëve dhe shqetësimin që është paraqitur nga ana e studentëve, ku edhe ka shprehur përkrahjen e tij që bursat e studentëve të jenë më të larta, ashtu që të ofrojnë mundësi dhe kushte që të ndjehen më komod gjatë shkollimit të lartë dhe të  jenë motiv shtesë për studentet elitar.

“Ne do të jemi përkrahës të krijimit të kushteve sa më të mira, për të shtuar motivin që studentët tanë të garojnë për tu futur në këtë kategori elitare”, është shprehur ministri.

Last modified: 25 Gusht, 2022