Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës (UP) Enver Hamiti dhe Prodekanen Vjollca Komoni , me të cilët bisedoi për ecuritë e studimeve në këtë fakultet me theks të veçantë çështjet kadrovike .
Dekani Hamiti dhe Prodekanja Komoni e njoftuan ministrin Bytyqi për zhvillimet në këtë institucion, njëherësh shprehën shqetësimi e tyre për mungesë të profesorëve dhe asistentëve të profileve të ndryshme, sidomos në Elektronikë, Automatikë dhe Energjetikë .
Ministri Bytyqi u shpreh se është shqetësuese mungesa e kudrove në një fakultet siç është Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike për kuadrot e të cilit ka nevojë vendi në çdo etapë zhvillimore dhe theksoi se kjo gjendje është paksa e habitshme se si nuk është ngritur me herët kjo çështje nga ana e menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës(UP).
Ministri Bytyqi gjithashtu tha se kjo gjendje nuk mund të tejkalohet për një kohë të shkurtër do të angazhohet në bashkë që së bashku me akterët relevant ta ngrisim këtë çështje në nivele më të larta sa më parë të jetë e mundur, por është e nevojshme që të ketë edhe programe studimore për doktoraturë në lëmit përkatëse .
Dekani Hamiti dhe Prodekanja Komoni, e falënderuan ministrin Bytyqi për pritjen njëherësh u shprehen se për mungesë kuadrosh kanë njoftuar disa vite më parë por ende nuk ka hapa konkret në këtë drejtim. Ndërsa thanë se çdo ditë e më shumë vërehet edhe mungesa e kundrove profesionale edhe në tregun e punës.
Last modified: 23 Gusht, 2022