Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, priti kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në arsim në këtë komunë, si dhe angazhimet e përbashkëta, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim.
Ministri Bytyqi u shpreh se, bashkëpunimi me Komunat dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit në aspektin e realizmit të synimeve të përbashkëta për një arsim më kualitativ është jashtëzakonisht me rëndësi.
Ministri Bytyqi, theksoi se Ministria e Arsimit do të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin e arsimit në Komunën e Vitisë , si një nga qendrat ku janë hapur shkollat ndër më të vjetrat në Kosovë , brenda mundësive buxhetore.
Ndërkaq, kryetari i Komunës, Sokol Haliti e njoftoi ministrin me angazhimet e komunës së Vitisë, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës shkollore, investimet që ka bërë në renovimin e disa objekteve dhe shtroi nevojën e vazhdimit të përkrahjes nga MAShT për investime të reja, në zgjerimin e hapësirave shkollore.
Haliti theksoi se, komuna e Vitisë këtë vit e ka shpallur vit të ngritje së cilësisë në arsim, për çka jemi mobilizuar së bashku.
Last modified: 9 Qershor, 2022