MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI KRYETARIN E KOMITETIT OLIMPIK TË KOSOVËS

19 Qershor, 2019

19 Qershor 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin diskutoi për çështje të rëndësishme të cilat ndërlidhen me sportistët elitarë, mundësinë e rregullimit të infrastrukturës ligjore për organizimin e provimeve klasore për këta sportist, ndarjen bursave, shfrytëzimin e konvikteve në rast të organizmit të garave me karakter ndërkombëtarë dhe gjetjen e mënyrave të cilat stimulojnë fëmijët që të merren me aktivitete sportive.

Ministri Bytyqi, pasi uroi kryetarin Hasani për sukseset dhe punën e sportistëve tanë brenda dhe jashtë vendit, shprehu gatishmërinë e tij për krijimin e mundësive ligjore për realizmin e këtyre kërkesave.

Ministri Bytyqi u shpreh se, aktivitet sportive e bëjnë shkollën ambient më tërheqës për fëmijët, prandaj tha se do të përkrahë këto kërkesa.

Ndërsa, kryetari Hasani falënderoi ministrin për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar sa i përket rregullimit të çështjeve të rëndësishme, të cilat ndërlidhen me sportistët elitarë.

Ministri Bytyqi dhe kryetari Hasani në fund të këtij takim u pajtuan që të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e këtyre kërkesave.

Last modified: 10 Nëntor, 2022