Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, me të cilën ka biseduar për gjendjen në arsim, planet për të ardhmen, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit.
Ministri Bytyqi ka falënderuar shtetin kroat për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, duke u angazhuar në procese të rëndësishme. Ndërsa, ai shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Kroacinë në fushën e arsimit.
Duke folur për planet, të cilave iu është dhënë prioritet në programin qeverisës, ministri Bytyqi, ndër të tjera përmendi edhe mungesën e madhe të hapësirës shkollore për të realizuar mësimin tërëditor, për çka edhe kërkoi ndihmën e të gjithë partnerëve dhe shteteve mike.
Në anën tjetër, ambasadorja Marija Kapitanovic, theksoi se Kosova dhe Kroacia kanë bashkëpunim të qëndrueshëm në fusha të ndryshme, ndërsa sa i përket arsimit, ajo shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar si në arsimin parauniversitar, edhe në atë universitar.
Last modified: 25 Gusht, 2022