MASHT

Ministri Bytyqi përuroi objektin e ri të shkollës “17 Shkurti” në Banjë të Malishevës

16 Tetor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj kanë përuruar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “17 Shkurti” dhe Sallën e Sporteve, në fshatin Banjë të Malishevës.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni gëzimi, të përurimit të një shkolle të re, e cila do të kontribuojë në ofrimin e hapësirave moderne të zhvillimit të procesit mësimor çfarë i`u duhet të rinjve tanë .

Më tej Ministri Bytyqi  falënderoj strukturat e komunës së Malishevës të cilët të cilët  e kuptuan rëndësinë se cilit sektor duhet ti kushtohet rëndësi të madhe dhe kjo është arsimi për të krijuar kushte të mira për mësim.

“ Nuk mund të ketë asnjë fushë tjetër të zhvilluar, nëse arsimin nuk e kemi në nivelin e duhur”, theksoi  ministri Bytyqi.

Ministri Bytyqi, duke iu drejtuar mësimdhënësve dhe të pranishmëve të tjerë ndër tjera theksoi se  “të gjithë e kemi përgjegjësinë që ta krijojmë një arsim cilësorë , një arsim i cili do t`u duhet këtyre fëmijëve për të ardhmen dhe kjo buzëqeshje që sot po vërehet në fytyrat e tyre duhet të vazhdojë edhe më tutje gjatë gjithë jetës”.

Në vazhdim  Ministri Ndërsa tha se Ministria e Arsimit e ka për obligim që të investojë, për aq sa ka kapacitet në të gjitha shkollat tjera të Kosovës, pa dallim se ku gjenden , në cilat komuna janë ato , sepse fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi.

Ndryshe, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “17 Shkurti” në Banjë ka mbi 300 nxënës. Ndërsa objekti i shkollës tash ka 10 dhoma mësimi , kabinete dhe hapësira  tjera si dhe Sallën e Edukatës Fizike 

Last modified: 25 Gusht, 2022