MASHT

Ministri Bytyqi nënshkruan Deklaratën për themelimin e Institutit të Evropës Juglindore për Teknologji të Qëndrueshme

25 Tetor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi , po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare për Shkence dhe Teknologji, e cila po mbahet në Gjenevë të Zvicrës me q`rast nënshkroi Deklaratën e Qëllimit për themelimin e Institutit të Vendeve të Evropës Juglindore .

Në këtë konferencë u diskutua për trendët zhvillimore në fushën e Teknologjisë , sfidat e përbashkëta për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik  dhe kohezion social, forcimin e Inovacionit si dhe përfitimet reciproke në aspektin e shkëmbimit të informatave dhe përvojave.

Themelimin e Institutit të përbashkët i vendeve të Evropës Juglindore , do të bëhet  sipas modelit të  CERN-it, me iniciativën e prof Herwig Schopper, ish drejtor i CERN-it.

Ky model është aplikuar  me suksese në disa shtete me sisteme të ndryshme politike , në frymën paqësore dhe mendohet të jetë i dobishëm edhe për vendet e rajonit .

Poashtu me anë të kësaj Deklarate të Qëllimit, palët kanë rënë dakord që të fillojnë përgatitjen e projektit të Institutit të përmendur , krijimin e kuadrit për bashkëpunim në fushën e shkencës , teknologjisë  dhe industrisë  përkatësisht trajnimin e talenteve të rinj të bazuar në transferimin e njohurive dhe teknologjisë nga qendrat evropiane .

Last modified: 25 Gusht, 2022