Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në takimin ndërministror për projektin IPA 2018-2019, me ç`rast u prezantuan programet prioritare të ministrive për konkurrim dhe përfitim të fondeve nga ky instrument i Komisionit Evropian, e që ka për synim ngritjen e kapaciteteve shtetërore të vendeve para aderimit të mundshëm në Bashkimin Evropian(BE).
Ministri Bytyqi fillimisht ka falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar të Komisionit Evropian (KE) me mbështetjen e IPA-s në fushën e arsimit , me ç`rast theksoi se MASHT dhe tërë sektori i arsimit në përgjithësi ka përfituar shumë projekte nëpërmjet IPA-s, që nga viti 2007.
Më tej, ministri Bytyqi tha se kemi edhe shumë punë për të arritur një sistem të mirëfilltë në sektorin e arsimit, por me ndihmën e Komisionit Evropian dhe të donatorëve tjerë, ne shpresojmë shumë që këtë vit do të bëjmë më të mirën për ngritjen e cilësisë në arsim.
Në vazhdim , ministri Bytyqi ka prezantuar tri prioritet kryesore të MAShT, që ka për synim ti realizoi në kuadër të mbështetjes nga fondet e IPA 2018, siç janë
Përmirësimi i cilësisë dhe rëndësisë së tregut të punës të programeve të arsimit dhe aftësimit, në kuadër të perspektivës së mësimit gjatë tërë jetës.
Ngritja e arritshmërisë së nxënësve nëpërmjet përmirësimit të menaxhimit të shkollës, përvetësimit të shkathtësive të TIK-ut dhe gjithë-përfshirjes, si dhe ngritja e standardeve akademike në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë.
Ministri Bytyqi, poashtu tha se edhe këtë vit, MAShT vlerëson me prioritet implementimin e objektivave të bazuara në Planin e Veprimit të Agjendës së Reformave Evropiane, si dhe Planin e Zbatimit të MSA-së për vitin 2018, njëherit edhe zbatimin e Planit të Sektorit të Arsimit në Kosovë 2017-2021 , si dhe strategjive tjera të ndërlidhura me fushën e arsimit.
Last modified: 25 Gusht, 2022