MASHT

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË TAKIM ME KOMISIONERËT E MATURËS SHTETËRORE

28 Gusht, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknpologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në takimin informues me komisionerët e afatit të dytë të Maturës Shtetërore 2019, ku diskutoi për përgatitjet dhe angazhimet për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ministri Bytyqi, me këtë rast kërkoi nga komisionerët dhe të gjithë të angazhuarit në procesin e menaxhimit të Maturës Shtetërore të jenë të përgjegjshëm dhe të pengojnë çdo lloj tendence ose parregullsie që mund ta dëmtoj procesin.

Ministri Bytyqi tha se, tashmë është krijuar një përvojë e mirë në formën e re të organizimit të këtij testi dhe jemi rrugë të mirë që çdo herë të rritet shkalla e vetëdijes dhe përgjegjësisë.

Ministri Bytyqi gjithashtu theksoi se na duhen rezultate sa më reale që të reflektojmë më tutje se çfarë është e nevojshme të bëhet më mirë në sistemin arsimor.

Nga komisionarët, u kërkua zbatimi i plotë i të gjitha vendimeve të Ministrit të Arsimit, e në veçanti vendimi për ndalim të telefonave në të gjitha qendrat e testimit, në mënyrë që të nxirren rezultate sa më reale.

Me këtë rast u kërkua që në asnjë qendër të mos fillojë testimi pa u siguruar se janë mënjanuar telefonat dhe pajisjet tjera që mund të shërbejnë për kopjim.

Ndryshe, Pjesa e parë e afatit të dytë të Maturës  Shtetërore 2019, do të mbahet  të premten ( 30 gusht 2019) , ndërsa pjesa e dytë të shtunën ( 7 shtator 2019).     

Last modified: 9 Qershor, 2022