MASHT

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË CEREMONINË E INAUGURIMIT TË SHKOLLËS SË RE NË TËRRNJE TË SUHAREKËS

2 Shtator, 2019

Me rastin e fillimit të vititi të ri shkollor 2019/20, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kanë inauguruar objektin e ri të shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në Tërrnje të Suharekës.

Ministri Bytyqi, pasi ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për fillim të mbarë të vitit shkollor, ka thënë se përurimi i objektit të ri shkollor e bënë më të veçantë dhe më madhështor këtë fillimvit.

“Sot është një festë e madhe, sepse po e festojmë fillimin e këtij viti shkollor me inaugurimin e një objekti të ri shkollor. Nxënësve, mësimdhënësve dhe qyetatarëve urime objekti i ri shkollor. Si Ministri jemi të obliguar që të angazhohemi për ta kompletuar këtë shkollë edhe me pajisjet tjera të nevojshme, në mënyrë që t’ua lehtësojmë punën mësimdhënësve dhe ta bajmë më të lehtë mësimnxënien për nxënësit tanë”, është shprehur ministri Bytyqi.

Fillim të mbarë të vitit shkollor nxënësve dhe mësimdhënësve iu kanë uruar edhe kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Last modified: 9 Qershor, 2022