MASHT

MINISTRI BYTYQI HAPI PUNIMET E SEMINARIT TË XIV-TË MBARËKOMBËTAR PËR MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË

31 Korrik, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Lindita Nikolla, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve të Seminarit tëXIV-të mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, i cili ka filluar sot në Tiranë dhe do t’i zhvillojë punimet deri më 3 gusht 2018.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri për Diasporë i Shqipërisë,Pandeli Majko, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësues të Minstrisë së Diasporës së Kosovës.

Me këtë rast, Ministri Bytyqika falënderuar mësimdhënësit për kontributin e tyre të çmuar, angazhimin e palodhshëm ndër vite, për kultivimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës dhe kujtesës sonë kombëtare në mendjet e të rinjve tanë në mërgatë.

“Diaspora ishte një mbështetëse e fuqishme e popullit tonë në kohë tëvështira, por misioni i juaj si mësimdhënësështë përtej kësaj, është përtej angazhimeve tuaja tëpërditshme, përtej njëkontrate normale punëdhënës-punëmarrës, është mision i shenjtë e fisnik në shërbim të të rinjve, në shërbim të atdheut. Ju po ndihmoni kultivimin e gjuhës sonë të çmuar,ruajtjen e kulturës dhe traditës sonë kudo që jeni, andaj e meritoni respektin dhe mbështetjen tonë institucionale”, tha ministri Bytyqi.

Në vazhdim, ministri Bytyqi tha se është hartuar kurrikula e përbashkët për mësimin plotësues në diasporë, ndërsa MAShT ka hartuar dhe ndanë falas edhe tekste shkollorepër diasporë(seti prej 19 teksteve të veçanta/2010).

Ministri Bytyqi, tha se mëse gjysma e substancës kombëtare jeton jashtë vendit, andaj theksoi se mbështetja për punën që bëjnë mësimdhënësit në diasporëështëshumë e nevojshme.Në këtë kontekst, ministri Bytyqi theksoi nevojën e certifikimit tëmësimdhënësve kudo që ata punojnë, ndërsa përmendi edhenënshkrimin e marrëveshjeve të përbashkëta ndërministrore nëKorçë, me të cilat parashihet financimi i mësimit plotësues dhe që duhet të jetësohen në të ardhmen.

Ndryshe, ky Seminar ka për qëllim këmbimin e përvojave të mira të mësimdhënies nga vende të ndryshme të botës, ndërsa gjatë këtyre ditëve sa do të zgjasë seminari,do tëparaqiten kumtesa me tema të ndryshme si:Metodologji të mësimdhënies dhe teori të të nxënit për nxënësit që jetojnë në diasporën shqiptare, Prezantimi i dokumentit “Kurrikula e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë”, Mësuesit në shkollat e komunitetit shqiptar,profili dhe sfidat me të cilat ballafaqohen”, dhe tema të tjera.

Last modified: 10 Qershor, 2022