Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në mbështetje të nenit 4, 21 dhe 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe në bazë të Udhëzimit Adminkistrativ të MAShT, Nr.09/2018, ka marrë vendim për emërimin e Këshillit Drejtues të Gjinazit të Specializuar Matematikor në Prishtinë, me mandat 5 vjeçar.
Në bazë të këtij vendimi, 5 anëtarët e Këshillit Drejtues (KD) të Gjimnazit Matematikor janë: Ferim Gashi(MAShT), Gani Pllana(U.P), Edmond Aliaga, (Shef i departamentit të matematikës në FSHMN,UP), Januz Salihaj (DKA-Prishtinë) dhe Muhib Lohaj(Shoqata e matematikantëve ).
Ndërsa Këshilli Drejtues i Gjimnazit Matematikor, në takimin e mbajtur sot, duke u bazuar në Udhëzimin Adminkistrativ të MAShT, Nr.09/2018,gjithashtu ka përzgjedhur për kryetar Edmond Aliaga (Shef i departamentit të matematikës në FSHMN,UP).
Anëtarët e KD-së për punën dhe angazhimin e tyre në funksion të menaxhimit të suksesëshëm të këtij institucioni elit do të kompenzohen sipas ligjit.
Në bazë të vendimin e Ministrit Bytyqi të cekur më lartë, anëtarët e KD të Gjimnazit Matematikor janë: Ferim Gashi, Gani Pllana, Edmond Aliaga, Januz Salihaj dhe Muhib Lohaj.
Last modified: 10 Qershor, 2022