MASHT

Ministri Buja vlerëson gatishmërinë e donatorëve për të ndihmuar arsimin

19 Mars, 2012

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, i shoqëruar nga zëvendësministri z. Usmen Baldzi kanë pritur sot në takim një delegacion të Bankës Islame për Zhvillim, të kryesuar nga udhëheqësi i Divizionit të Bursave, z. Malek Shah.

Ministri Buja ka vlerësuar gatishmërinë e Bankës Islame për Zhvillim për të investuar në fushën e arsimit në Kosovë, pasi që arsimimi i kuadrove të reja është investimi më i çmuar.

Ministri Buja po ashtu ka theksuar nevojën e shkollimit të të rinjve edhe në botën e jashtme dhe bartjen e përvojave të mira në vend, si dhe ka uruar që bashkëpunimi me donatorët ndërkombëtarë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, udhëheqësi i Divizionit të Bursave të Bankës Islame për Zhvillim, z. Malek Shah, ka theksuar se qëllimi i ndarjes së bursave nga BIZH për studentët kosovarë është investimi në kapitalet njerëzore.

Last modified: 29 Gusht, 2022