Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në ditën e tretë të Forumit Botëror të Arsimit (The Education World Forum), i cili po mbahet në Londër, është takuar me ministri anglez për Arsim të Lartë dhe Shkencë, Rt Hon David Willets, më ftesë të të cilit ministri Buja po merr pjesë në Forum.
Ministri Buja sonte mori pjesë në darkën e shtruar nga ministri anglez David Willets, ndërkaq në takimin e që pati me ministrin David Willets, të dy ministrat biseduan për çështje kryesisht që kanë të bëjnë me arsimin e lartë. Ministri Buja e njoftoi homologun anglez për gjendjen e arsimit në Kosovë nga i cili mori mbështetje për përkahjen e vendit të tij për arsimin e lartë në Kosovë.
Ministri Buja gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në panairin BETT 2012, panair i cili mbahet që 28 vjet me radhë në Londer. Hapjen e këtij paniri e bëri Sekretari i Shtetit për Arsim, Michael Gowe. Me këtë rast, në këtë panair ministri Buja vizitoi shumë kompani të mëdha boterore, ku u njoftua për së afërmi me produket me bashkëkohore të teknologjisë informative, kryesisht që shërbejnë në arsimin parauniversitar.
Ministri Buja po qëndron në Londër me ftesë të sekretarit të Shtetit për Arsim në Britaninë e Madhe, z.Michael Gove, dhe ministrit për Universitete dhe Shkencë, z.David Willetts.
Në këtë forum vjetor, në të cilin po marrin pjesë ministrat e arsimit nga të gjitha vendet e botës, temë bosht është mësimi i praktikave për një botë ndryshe dhe teknologjia. Në forum po diskutohet edhe për sfidat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohet arsimi.
Last modified: 29 Gusht, 2022