Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në ditën e dytë të Forumin Botëror të Arsimit (The Education World Forum), i cili po mbahet në Londër, është takuar me homologë nga vende të ndryshme të botës.
Ministri Buja është takuar me zv.ministren për Arsim në Arabinë Saudite, Shkelqësia e saj Norah Al-Faiz, si dhe me ministrin e Barbadosit, Hon Ronal Jones, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e arsimit. Gjithashtu, të dy palët kanë shkëmbyer përvoja për gjendjen e arsimit në shtetet e tyre.
Ministri Buja gjithashtu sot ka pasur takim edhe me ministrin e Maqedonisë, Pançe Kralev, nga i cili mori ftesë për të vizituar Maqedoninë në mënyrë që të thellohet bashkëpunimin i dyanshëm në fushën e arsimit.
Gjatë qëndrimi në Londër, ministri Buja ka vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Londër, ku është pritur nga ambasadori Muhamet Hamiti.
Ministri Buja po qëndron në Londër me ftesë të sekretarit të Shtetit për Arsim në Britaninë e Madhe, z.Michael Gove, dhe ministrit për Universitete dhe Shkencë, z.David Willetts.
Në këtë forum vjetor, në të cilin po marrin pjesë ministrat e arsimit nga të gjitha vendet e botës, temë bosht është mësimi i praktikave për një botë ndryshe dhe teknologjia. Në forum po diskutohet edhe për sfidat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohet arsimi.
Last modified: 29 Gusht, 2022