MASHT

Ministri Buja priti përfaqësues të Këshillit Evropian për çështje te arsimit në Kosovë

7 Mars, 2011

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, priti në kabinetin e tij përfaqësuesen e Këshilit të Evropës Zonj. Sarah Keating-Chetwynd, udhëheqëse e “Njësisë për bashkëpunimin rajonal dhe programet e përbashkëta të arsimit nga BE-ja/KiE-së në Evropën Juglindore.

Zonja Keating – Chetwynd së bashku me Koordinatorin e projektit “Interkulturalizmi dhe procesi i Bolonjës” z. Emir Adzovic, në takimin njoftues bashkwbisedueseit Buja dhe Sarah Keating-Chetwynd, premtuan vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm si dhe shprehën gadishmërinë për bashkëpunim edhe në projekte të tjera, në fushat që MASHT mendon që ka nevojë për ekspertizën dhe përvojën e Këshillit të Evropës.

Ministri Buja, duke falënderuar për përkrahjen e deritanishme të Këshillit të Evropës, premtoi se dyert e kabinetit të tij do të jenë të hapura çdo herë për të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbwshtetwsit e projekjteve, dhe do të ofrojë maksimumin për mbarëvajtjen dhe zhvillim e arsimit në Kosovë, si dhe anëtarësimin e plotë të arsimit të lartë kosovar në Sistemin e Bolonjës- preokupim kryesor i tij.
“Në jemi mirënjohës për të gjitha që keni bërë dhe shprehim gatishmërinë dhe seriozitetin tonë në qasjen ndaj problemeve që kërkojnë zgjidhje” tha ministri Buja .

“Jemi të gatshëm të vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin reciprok edhe për faktin se te gjitha të mirat nga ky bashkëpunim , padyshim na bien si përfitim ne, popullit të Kosovës”. Ndërkaq sa i përket teksteve shkollore, ne veçanti për tekstet e historisë, ministri Buja tha se në këtë drejtim do të angazhohemi që të kemi një qasje moderne dhe të pranueshme duke mos e deformuar historinë. 

Znj Sarah Keating-Chetwynd tha se “Këshilli Evropian në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe asociacione tjera ka bërë shumë punë këtu dhe se MASHT ka qenë partner i suksesshëm e bashkëpunues në këtë drejtim. Ndërkaq duke folur për mundësitë e implementimit të projektit të ri znj. Sarah u shpreh se është mirë që implementuese e shumë programeve të deritashme ishte ministria arsimit dhe kjo për faktin se siguria për suksesin është më e madhe.

Last modified: 26 Gusht, 2022