Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka përfunduar vizitën në Lodër, ku ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit (The Education World Forum).
Në ditën e fundit të Forumit, ministri Buja dhe ministri i Arsimit i Shqipërisë, Myqerem Tafaj, të shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, janë takuar me Simon Perryman, drejtor i Komisionit të Mbretërisë së Bashkuar për Punësim dhe Aftësim nga i cili u njoftuan lidhur me çështjet e arsimit profesional, strategjitë angleze të punësimit dhe zhvillimit ekonomik.
Ministri Buja e njoftoi hollësisht z. Perryman lidhur me gjendjen e arsimit profesional në Kosovë, sfidat e këtij sektori, si dhe mundësitë për ta rregulluar sa më mirë një sistem të tillë.
Ndryshe, gjatë qëndrimit në Londër, ministri Buja është takuar me ministrin anglez për Arsim të Lartë dhe Shkencë, Rt Hon David Willets, më të cilin kanë biseduar për çështje kryesisht që kanë të bëjnë me arsimin e lartë.
Gjithashtu, ministri Buja është takuar me homologë të tij nga shumë shtete të botës, me të cilët ka shkëmbyer përvojat e arsimit, që disa nga shtetet e tyre do t’i vizitojë në të ardhmen për të shkëmbyer përvojat e dyanshme në sektorin e arsimit, ku priten edhe nënshkrime të marrëveshjeve të bashkëpunimit.
Ministri është takur edhe me disa udhëheqës të disa kompanive të mëdha, si Hewled Packard, Microsoft, Intel, etj., ndërkaq ka marrë pjesë në panairin BETT 2012, panair i cili mbahet që 28 vjet me radhë në Londër, me ç’rast u njoftua për së afërmi me produket me bashkëkohore të teknologjisë informative, kryesisht që shërbejnë në arsimin parauniversitar.
Ministri Bujaka qëndruar në Londër me ftesë të sekretarit të Shtetit për Arsim në Britaninë e Madhe, z.Michael Gove, dhe ministrit për Universitete dhe Shkencë, z.David Willetts.
Në këtë forum vjetor, ku kanë marrë pjesë ministrat e Arsimit nga të gjitha vendet e botës, temë bosht ishte mësimi i praktikave për një botë ndryshe dhe teknologjia, kurse është diskutuar edhe për sfidat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohet arsimi.
Last modified: 29 Gusht, 2022