Ministri Buja për vizitë në Oxford

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, do të udhëtojë sot për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, me ç’rast do të takohet me përfaqësuesit e Universitetit të Oxfordit.

Qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi me Universitetin Oxford për mundësinë e dërgimit të studentëve tanë për studime në këtë universitet.

Ministri Buja do të shoqërohet edhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, z.Mujë Rugova, dhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, z.Naser Mrasori.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors