MASHT

Ministri Buja në 1 vjetorin e themelimit të Universitetit të Mitrovicës dhe atij të Gjilanit

6 Mars, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja ka marrë pjesë në ceremoninë e festimit të 1 vjetorit të themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Ministri Buja fillimisht ua uroi të pranishmëve festat e marsit, e në veçanti 1 vjetorin e themelimit të tri universiteteve publike.

“Ju keni bërë punë të shkëlqyeshme. Si dy universitete të reja (tri me atë të Gjakovës), keni bërë punë serioze, këmbëngulëse, për të ngritur stafin tuaj pedagogjik, por edhe studentët tuaj. Kështu, bashkë kemi ngritur veten dhe kjo është mrekulli”, theksoi ministri.

Arsimi në Kosovë po ecë me hapa të sigurt, tha ministri Buja, duke qenë shumë afër trendeve evropiane, jo vetëm me themelimin e universiteteve publike, por duke arritur trende serioze të hulumtimit dhe të shkencës.

Ministri Buja tha se MAShT është angazhuar edhe për çasjet më serioze shkencore. “Ne po sjellim në Kosovë 158 tituj të autorëve më eminent të botës të përkthyer në gjuhën shqipe. Jo pse shkenca jonë nuk është për t’u respektuar, por duam t’i kapim trendet botërore”.

Ministri foli edhe për ndërtimin e shkollave dhe Fakultetit të ri të Edukimit dhe për këtë të fundit tha se ndjehet i gëzuar se sivjet në këtë fakultet kanë aplikuar shumë nxënës të shkëlqyeshëm. “Kështu, nuk kemi pse i frikësohemi të ardhmes tonë. Nëse e kemi mësuesin e mirë, do të kemi njerëz të përgatitur mirë për të gjitha profesionet”, tha ministri Buja.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.