MASHT

Ministri Buja mori pjesë në përurimin botimeve të Institutit Albanologjik

20 Prill, 2012

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , z. Ramë Buja mori pjesë në përurimin vjetor të 36 vëllimeve të botuara gjatë vitit 2011, në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Ministri Buja uroi gjithë krijuesit e këtyre veprave, duke iu dëshiruar punë të pandalshme dhe suksese kulmore në veprimtarinë e tyre

“Është kënaqësi të marrësh pjesë në një rrallësi të tillë të promovimit të 36 librave apo siç e tha drejtori Matoshi, se është krijuar një vepër në çdo dhjetë ditë, në Institutin Albanologjik të Prishtinës”, tha ministri Buja, duke premtuar se MASHT në vazhdimësi do të mbështes aktivitetet e Institutit Albanologjik.

Ndërsa, drejtori i Institutit Albanologjik, z. Hysen Matoshi tha se puna e këtij instituti përveç se nga angazhimi edhe më i madh i kuadrit shkencor, do të jetë e kushtëzuar edhe nga mbështetja e domosdoshme për realizimin sa më të plotë dhe më efikas të aktiviteteve shkencore.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.