MASHT

Ministri Buja: MAShT angazhohet për arsim cilësor për të gjithë

2 Prill, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, mori pjesë në konferencën “Shkollimi i të kthyerve dhe komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas”, (RAE), organizuar nga Këshilli i Evropës, që ka për qëllim prezantimin e të arriturave, sfidat, sukseset dhe kahet e së ardhmes.

Ministri Buja foli për angazhimet dhe përkushtimin e MAShT në ofrimin e mundësive për integrim në sistemin arsimor, fëmijëve të kthyer të komuniteteve RAE për qasje të barabartë dhe arsimim cilësorë për të gjithë.

“MAShT me politikat e veta punon për afirmimin dhe respektimin e specifikave dhe diversiteteve të gjuhës, historisë, kulturës dhe arteve të komuniteteve, të cilat jetojnë në Republikën e Kosovës. Arsimimi i komuniteteve është shumë i rëndësishëm çka tregon edhe ‘Strategjia për arsimin parauniversitar 2007 – 2017′, ku objektivi strategjik është edhe ‘Gjithëpërfshirja, barazia dhe respektimi i dallimeve në arsimim'”, theksoi ministri Buja.

Ministri Buja tha se qëllimi ynë është krijimi i kushteve për arsim cilësor për të gjithë dhe në këtë aspekt, MAShT posaçërisht është angazhuar në arsimimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, për shkak se te këto komunitete është niveli më i ulët i arsimimit.


Më tej, ministri Buja tha se MAShT punon në realizimin e aktiviteteve lidhur me arsimimin e të kthyerve dhe komuniteteve RAE sipas “Strategjisë së Republikës së Kosovës për Riintegrim e Personave të Riatdhesuar 2013 – 2017” dhe “Planit të veprimit për zbatimin e strategjisë për riintegrim e personave të riatdhesuar 2014 – 2016”.

Po ashtu, Samuel Zhbogar, udhëheqës i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ndër tjera tha se Bashkimi Evropian , në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, duke e parë si shumë të rëndësishme kthimin e të zhvendosurve, ka dhënë kontribut të çmuar në krijimin e kushteve elementare për jetesë, ndërtimin e shtëpive, trajtime mjekësore, por në mënyrë të veçantë angazhohet për shkollimin dhe integrimin e tyre në sistemin arsimor të Kosovës.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.