Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami ka vizituar Shkollën e Mesme Profesionale “11 Marsi” në Prizren, ku ka përgëzuar mësimdhënësit për punën e devotshme dhe përkushtimin në edukimin e nxënësve, si dhe menaxhmentin për menaxhim profesional të shkollës.
Ministri Bajrami me këtë rast ka ofruar përkrahje të plotë në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së kësaj shkolle dhe po ashtu në përmirësimin infrastrukturor të saj.
Ministri Bajrami theksoi se, nxënësit dhe mësimdhnësit e shkollës “11 Marsi” meritojnë kushte të përshtatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie të avancuar.
“Më lejoni të ofrojë përkrahje të plotë në zhvillimin e kësaj shkolle. Kjo shkollë meriton përkrahje dhe këta mësimdhënës meritojnë mbështetje të plotë në zhvillimin e karrierës. Sot shkollat profesionale janë një trend global. Ne jemi duke punuar që mësimdhënia të jetë profesioni më i respektuar nga shteti. Të gjithë duhet të zotohemi se ne mund të ndërtojmë një sistem cilësor të edukimit”, është shprehur ministri Bajrami.
Ndër të tjera, ministri Bajrami ka thënë se, arsimi do të jetë proroteti kryesor i secilës qeveri, në mënyrë që duke investuar në arsim të investojmë në të ardhmen.
Në fund të kësaj vizite u ndanë mirënjohje për maturantët më të suksesshëm të kësaj shkolle.
Last modified: 26 Gusht, 2022