MASHT

Ministri Bajrami vizitoi Qendrën Korrektuese në Lipjan

17 Dhjetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka qëndruar sot për vizitë në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku ka parë nga afër mundësitë e shkollimit për të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë Qendër, por edhe mundësinë e ndjekjes së kurseve të veçanta.

Ministri Bajrami tha se, Ministria e Arsimit është e gatshme që të ndihmojë këtë Qendër me tekste shkollore dhe trajnime të mësimdhënësve, ndërkaq shtoi se të rinjtë të cilët janë të sistemuar në këtë Qendër Korrektuese duhet të mësojnë, në mënyrë që të kompenzojnë kohën dhe të ecin me bashkëmoshatarët e tyre.

“Fakti që këta të rinjë janë privuar nga liria nuk duhet t’i pengojë nga e drejta për edukim”, theksoi ministri Bajrami, i cili foli edhe për reformat që janë duke u zhvilluar në sistemin e arsimit, e të cilat tha se do të zbatohen edhe në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

Ndërsa, drejtori i Qendrës Korrektuese, z. Heset Loku, tha se në këtë shkollë organizohen kurse të ndryshme, të cilat janë produktive dhe të dobishme për ta.

Last modified: 30 Gusht, 2022