Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), z.Arsim Bajrami, vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, z. Ismail Smakiqi, me ç’ rast u diskutua për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe përfshirjen eventuale të Fakultetit të Sigurisë në këtë ligj, si dhe për Ligjin për Profesionet e Rregulluara
Ministri Barjami, me këtë rast, theksoi se Ministria e Arsimit do ta përkrahë Akademinë, konkretisht Fakultetin e Sigurisë Publike në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e programeve të saj.
Ministri Bajrami, vlerësoi lartë krijimin e kurrikulave në Fakultetin e Sigurisë Publike, ndërkaq shtoi se, ciklet e studimeve në këtë Akademi janë plotësisht në pajtim me Ligjin dhe me standardet Bolonjës.
“Uroj që me kohë të fillojë dizajnimi i programeve për master, në mënyrë që këta studentë, të cilët i mbarojnë studimet, të fillojnë me studime master. Ne kemi njohur institucionit tuaj si një institucion specifik, që ofron një arsim special të lartë. Dëshirojmë që Akademia e juaj të jetë lider dhe e vetmja që ofron standard në fushën e sigurisë”, tha ministri Bajrami.
Ndërkaq, drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, z. Ismail Smakiqi ka folur rreth funksionimit të Akademisë, trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në këtë institucion, në theks të veçantë për themelimin, hapjen dhe funksionimin e Fakultetit të Sigurisë Publike, i cili funksionon në kuadër të Akademisë.
Last modified: 29 Gusht, 2022