Në Salzburg të Austrisë është mbajtur sot ceremonia e inaugurimit të anëtarëve të rinj të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve.
Në këtë ceremoni u promovua edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof.Dr. Arsim Bajrami, i cili është pranuar anëtar i rregullt aktiv i kësaj Akademie.
Anëtarësimi në Akademinë Evropiane të Shkencave dhe Arteve është nder dhe respekt për personalitetet që bëhen anëtar të saj dhe për shtetin që përfaqësojnë, ngase shumica e laureateve të çmimit Nobel kanë qenë anëtarë të kësaj Akademie.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Arsim Bajrami, i cili është anëtari më i ri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës, është pritur zyrtarisht nga kryetari i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, z. Felix Unger dhe anetarë tjerë të kësaj Akademie, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy Akademive respektive.
Last modified: 30 Gusht, 2022