MASHT

Ministri Bajrami priti zv/shefen e Ambasadës së Luksemburgut

4 Mars, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot zëvendës/shefen e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, znj. Marie-Anne Marx dhe udhëheqësin e Agjencisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim, z. Pascal Rossignol.

Ministri Bajrami ka falënderuar Qeverisë e Luksemburgut për ndihmën që ka dhënë në shumë fusha të jetës në Kosovë, e veqanërisht në fushën e arsimit, ku ndihma e këtij shteti ka qenë e dukshme sidomos në arsimin dhe aftësimin profesional (qendrat e kompetencës).

Ministri Bajrami kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme të këtij partneri të rëndësishëm për arsimin në Kosovë dhe tha se synim në punën e tij do të jetë ngritja e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit, por se do të ketë fokusin në arsimin profesional.

Zv/shefja e Ambasadës së Luksemburgut, znj. Marx tha se shteti i saj do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë me projekte të reja.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.