MASHT

Ministri Bajrami priti zv/ministrin e ri të arsimit z. Mevludin Krasniqi

17 Nëntor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot zëvendësministrin e sapo emëruar të Arsimit, z. Mevludin Krasniqi, i cili e ka pranuar sot detyrën pas emërimit të tij në këtë pozitë.

Ministri Bajrami i ka uruar mirëseardhje zv/ministrit Krasniqi me q’rast theksoi se përvoja e tij, do ta fuqizojë edhe më shumë MAShT-in në realizimin e  politikave e planeve zhvillimore në të gjitha nivelet e arsimit.

Në anën tjetër, zv/ministri Krasniqi  u shpreh se emërimi i tij në këtë detyrë është një  sfidë e re e cila kërkon angazhim dhe punë të përkushtuar në realizimin e synimeve strategjike të MAShT.

Zv/ministri Krasniqi, është emëruar në këtë pozitë si kandidat nga radhët e PDK-së, në bazë të marrëveshjes paraprake të koalicionit qeverisës. 

Last modified: 29 Gusht, 2022