Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti në takim të dërguarin e posaçëm të Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të komunitetit LGBTI, z. Randy W. Berry, të shoqëruar nga z. James Hope, Drejtor i USAID, z. Mark Naylor, ndihmës zyrtar për çështje publike dhe z. Scott Lang, zyrtar për çështje politike.
Ministri Bajrami i njoftoi mysafirët me zhvillimet aktuale në arsimin e Kosovës dhe falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e vazhdueshme që po japin për arsimin kosovar përmes organizatave të tyre, por edhe për përgatitjen e kuadrove të reja në universitetet prestigjioze amerikane.
Ministri Bajrami theksoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtat e njeriut sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, ndërsa tha se institucionet e Kosovës, në veçanti MAShT, janë të përkushtuara në respektimin e të drejtave të njeriut, qoftë përmes mekanizmave të saj, qoftë përmes planprogrameve dhe teksteve shkollore.
Ndërsa, i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të komunitetit LGBTI, Pandy W. Berry vlerësoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut. Z. Berry ofroi edhe përkrahjen e Qeverisë Amerikane për Qeverinë e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme, në mënyrë që të respektohet e drejta e secilit individ në shoqërinë kosovare.
Last modified: 31 Gusht, 2022