Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti Prof. Dr. Zymer Neziri, bartës i projektit E5 të Institutit Albanologjik të Prishtinës (IAP), i financuar nga MAShT. Me këtë rast z. Neziri e njoftoi ministrin e Arsimit, z. Bajrami lidhur me suksesin që ka arrit punimi hulumtues shkencor Eposi i Kreshnikëve.
Punimi hulumtues shkencor Eposi i Kreshnikëve, u prezantua në konkursin Europa Nostra në Hagë.
Në këtë eveniment të trashëgimisë shqipërore, kulturore të nivelit europian, Eposi i Kreshnikëve është fitues i çmimit “Mendimi Special Europa Nostra”. Ky vlerësim, konsiderohet tejet i rëndësishëm, për faktin se, Eposi i Kreshnikëve për herë të parë po vlerësohet në shkallë europiane.
Ministri Bajrami, me këtë rast ka përgëzuar autorët e punimit dhe njëherësh shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Arsimit për të përkrahur projekte të tilla të rëndësisë së veçantë, përmes të cilave prezantohen vlerat e trashëgimisë kulturore shpirtërore të popullit tonë.
Ministri Bajrami gjithashtu tha se, se ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për faktin se jemi në procesin e anëtarësimit në UNESCO, ku projekti E5 do të radhitej si pasuri poetike shpirtërore shqiptare, në kuadër të trashëgimisë botërore.
Last modified: 30 Gusht, 2022