MASHT

Ministri Bajrami priti përfaqësuesit e SBAShK-ut

22 Dhjetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami ka pritur sot kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), z. Rrahman Jasharaj dhe përfaqësuesin financiar të kësaj Sindikate, z. Ymer Ymeri.

Përfaqësuesit i SBAShK-ut i sollën ministrit konkluzionet e dala nga Konferenca “Roli i SBASHK-ut dhe partnerëve në ngritjen e cilësisë në arsim”, e cila është mbajtur në fund të nëntorit të këtij viti. Ata e falënderuan ministrit Bajrami për krijimin e mundësisë që përfaqësuesit e Sindikatës të jenë pjesëmarrës në procese të rëndësishme zhvillimore në arsim. 

Ministri Bajrami, ndërsa, falënderoi Sindikatën për bashkëpunim në proceset që janë zhvilluar gjatë vitit 2015, ndërsa kërkoi që të jenë partner strategjik në hartimin e politikave të MAShT- it edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Last modified: 30 Gusht, 2022