MASHT

Ministri Bajrami priti përfaqësues të BE-së në Kosovë

25 Shkurt, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti në takim z. Thomas Gnnochi, shef i Sektorit për Politikë, Ekonomi dhe Integrim Evropian të BE-së në Kosovë, dhe znj.Sophie Beaumont nga Zyra e BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për zhvillimet në arsimin e Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit.

Ministri Bajrami falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen që i ka dhënë arsimit në të gjitha nivelet dhe kërkoi bashkëpunim të mëtutjeshëm për arritjen e synimit për arsim sa më cilësor.

Ministri Bajrami foli për trendet aktuale të arsimit në Kosovë dhe tha se është i përkushtuar për një arsim gjithëpërfshirës dhe cilësorë në të gjitha nivelet, me theks të veçantë zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimin e lartë.

Ministri Bajrami tha se, MAShT po fillon procesin për rishikimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, për të cilin tha se do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë dhe vënien e rendit akademik.

Në fund, ministri Bajrami i dha mirënjohje znj. Sophie Beaumont, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë vite me radhë në zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.