Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka pritur sot një delegacion me nxënës, mësimdhënës e prindër shqiptarë dhe gjermanë të Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues, në landin e Dortmundit të Gjermanisë.
Vizita kishte karakter njohës- mësimor në vendin e origjinës, ku përfshinë ekskurzione në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Ministri Bajrami, shprehu vlerësimin e tij për trajtimin dhe integrimin e nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë në sistemin e arsimit në Gjermani.
“Kemi shumë projekte të bashkëpunimit me Gjermaninë”, theksoi ministri Bajrami, i cili foli edhe për adaptimin e sistemit gjerman të arsimit profesional, i cili nënkupton mësimin dual në shkolla.
Ndërsa, Bernd Bruns, përfaqësues i delegacionit tha se, ky projekt ndërkulturor është shumë i rëndësishëm dhe u ndihmon nxënësve për t’ u njohur me vendin e origjinës.
Last modified: 31 Gusht, 2022