MASHT

Ministri Bajrami priti në takim lamtumirës udhëheqësen e GIZ-it znj Dagmar Fuchs- Schmitz dhe udhëheqësin e ri z Boris Sharlovski

5 Dhjetor, 2016

Ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami, priti në një takim lamtumirës znj . Dagmar Fuchs- Schmitz , udhëheqëse e GIZ-it për Kosovë dhe udhëheqësin e ri kësaj organizate qeveritare gjermane z. Boris Sharlovski .

Ministri Bajrami me këtë rast ka falënderuar  znj . Dagmar për kontributin e çmuar në mbështetje të proceseve të arsimit si një eksperte e vyer dhe menaxhere e sukseshëme  programit të GIZ-it , njëherësh theksoi se  nga sot  do të na mungojë një mike e madhe  dhe bashkëpunëtore e mirë në proceset e mëtutjeshme . 

Znj Dagmar gjithashtu ka falënderuar ministrin Bajrami për bashkëpunim të frytshëm në të mirë të zhvillimit të arsimit dhe të reformave  të bazuara në Kurrikulën e re ,  ndërsa u shpreh se do të vazhdojë të përcjellë edhe nga larg zhvillimet e arsimit në Kosovë .

Ndërkaq udhëheqësi i ri i GIZ-it z Boris Sharlovski , ka falënderuar ministrin Bajrami për pritjen  dhe kërkoi nga ai bashkëpunim të mirë me qëllim të vazhdimit të suksesshëm të reformave ne arsim,  z. Sharllovski gjithashtu e njoftoi ministrin Bajrami se mediet gjermane po presin me interesim rezultatet e vlerësimit të  PISA- s  njëherësh uroi  për pranimin e Kosovës në këtë vlerësim ndërkombëtar . 

Ministri Bajrami i ka shprehur mirëseardhje udhëheqësit të ri të GIZ-it z Sharlovski  duke i dëshiruar sukses në misionin e ri , njëherësh ofroi  bashkëpunim  të frytshëm në funksion të ngritjes së performancës së arsimit në Kosovë , posaçërisht në zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional. 

Ndërsa sa i përket vlerësimit të PISA-s , ministri Bajrami tha se  “ po presim rezultatet e vlerësimit PISA,  i cili  sigurisht që do të jetë vlerësim reali i gjendjes së arsimit parauniversitar tek ne dhe do të punojmë që të përmirësojmë cilësinë  në vazhdimësi  dhe që në  PISA -n  2018  të dalim me rezultate më të mira “ , tha ministri Bajrami .

Last modified: 29 Gusht, 2022