MASHT

Ministri Bajrami priti në takim kryetaren e Preshevës, znj. Ardita Sinani

31 Korrik, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti në takim kryetaren e Preshevës, znj. Ardita Sinani, me ç’rast u bisedua për gjendjen në arsim pak kohë para se të fillojë viti i ri shkollor.

Ministri Bajrami shprehu gatishmërinë që Kosova të vazhdojë të mbështesë brenda mundësive zhvillimin e arsimit, sidomos arsimit parauniversitar në komunat me shumicë shqiptare, respektivisht në Luginën e Preshevës.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera, u bisedua edhe për tekstet shkollore për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, për çka ministri Bajrami theksoi se Ministria e Arsimit do të angazhohet edhe më tutje që kjo çështje të rregullohet në kuadër të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Kryetarja e Preshevës kërkoi që Universiteti i Prishtinës dhe universitetet e tjera publike të vazhdojnë t’i kenë dyert e hapura për studentët shqiptar të Luginës, të cilët kanë interesim për shkollimin e lartë në Kosovë.

Ministri Bajrami, me këtë rast tha se Universiteti i Prishtinës gjithsesi do të respektojë kuotat për studentët e Luginës së Preshevës, në mënyrë që t’iu ofrojë atyre mundësinë e arsimimit të lartë në gjuhën shqipe.

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

Tel: 038/ 213 065

Last modified: 25 Gusht, 2022