Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur në takim ministren e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj . Gjatë këtij takimi u bisedua për gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit në vend dhe bashkëpunimin me organizata të rëndësishme evropiane, donatorë të arsimit arsimit në Kosovë.
Ministri Bajrami e njoftoi ministren Ahmetaj për zhvillimet në arsim, me theks të veçantë në arsimin profesional, i cili edhe krijon mundësi për çasje më të lehtë dhe më të shpejtë të tregun e punës. Ndërsa sa i përket arsimit të lartë,ministri Bajrami theksoi angazhimin e MAShT për integrim në Sistemin e Bolonjës dhe nevojën e bashkëpunimit te Universiteteve tona me ato te vendeve të BE-së.
Ministrja Ahmeti theksoi se Ministria që udhëheqë ajo është e gatshme të japë kontributin e vet, në mënyrë që të rinjtë e Kosovës të jenë të barabartë me qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian.
Gjatë këtij takimi të parë mes dy ministrave (pas marrjes së detyrës nga ministrja Ahmetaj), u theksua se arsimi dhe aftësimi i të rinjve përmes Qendrave të Kompetencës dhe arsimit profesional në përgjithësi do t’i mundësojë Kosovës shfrytëzimin e përfitimeve që ofron MSA, si dhe krijimin e standardeve dhe cilësisë së krahasueshme me vendet e Bashkimit Evropian.
Last modified: 26 Gusht, 2022