Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami , priti në takim kryetarin e Akademisë së Evropiane të Shkencave dhe Arteve , Prof .Dr.h.c.Felix Unger me bashkëpunëtorë , me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit të Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës (ASHAK) dhe Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve.
Ministri Bajrami ka falënderuar Prof .Dr.h.c Felixs Unger , për gatishmërinë që të ofroi mundësi bashkëpunimi me ASHAKU-n si dhe për pranimin e 7 akademikëve nga Kosova si anëtarë të Akademisë Evropiane të Arteve .
Në vazhdim, Ministri Bajrami e njoftoi mysafirin me të arriturat dhe sfidat në fushën zhvillimit të shkencës dhe të arteve në Kosovë , me q`rast theksoi përkushtimin e Ministrisë së Arsimit që ta mbështesë në vazhdimësi ASHAK-un në realizimin e projekteve të rëndësisë së veçantë. Ndërsa theksoi se do të punohet në përtëritjen me kuadro të reja të ASHAK-ut , në fusha të ndryshme shkencore .
Në vazhdim ministri Bajrami, foli edhe për reformat në Arsimin e Lartë përmes Ligjit të ri i cili është në proces , me të cilin veç tjerash dëshirojmë të sigurojmë një rend akademik e të respektueshëm ngjashëm me vendet anëtare të Bolonjës theksoi ministri Bajrami .
Nga ana e tij Prof .Dr.h.c Felixs Unger Felixs Unger , ka falënderuar ministrin Bajrami për informacionet si dhe e përgëzoi për angazhimin dhe gatishmërinë që të ofroi mundësi bashkëpunimi ndërmjet Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës .
Last modified: 29 Gusht, 2022