MASHT

Ministri Bajrami priti kryetarin dhe disa anëtarë të AShAK-ut

23 Dhjetor, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka pritur sot në takim udhëheqjen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Kryetarin Akademik Hivzi Islami, Nënkryetarin Akademik Pajazit Nushi, Sekretarin e Përgjithshëm Akademik Isuf Krasniqi dhe Sekretaren e Akademisë znj. Lendita Juniku Pula.

Akademikët i uruan ministrit Bajrami detyrën e re dhe uruan suksese në punën e tij si ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ministri Bajrami, theksoi se AShAK-u është institucion shumë i rëndësishëm për shkencën në Kosovë dhe do ta ketë përkrahjen e vazhdueshme në punën shkencore dhe hulumtuese. “ASHAK është institucioni më i lartë i shkencës dhe i artit në Kosovë dhe ne së bashku do të angazhohemi për avancimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në Kosovë”.

Ministri Bajrami dhe anëtarët e Akademisë u zotuan për bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë.

https://www.facebook.com/v2.3/plugins/share_button.php?app_id=915013281873559&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df3f512558cd0656%26domain%3Dmashtarkiva.rks-gov.net%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fmashtarkiva.rks-gov.net%252Ff919256728b3c%26relation%3Dparent.parent&container_width=85&href=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fministri-bajrami-priti-kryetarin-dhe-disa-anetare-te-ashak-ut&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joey

https://platform.twitter.com/widgets/tweet_button.9d00f3a022654eb8edfbc3190e981f9d.en.html#dnt=false&id=twitter-widget-0&lang=en&original_referer=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fministri-bajrami-priti-kryetarin-dhe-disa-anetare-te-ashak-ut&size=m&text=Ministri%20Bajrami%20priti%20kryetarin%20dhe%20disa%20an%C3%ABtar%C3%AB%20t%C3%AB%20AShAK-ut&time=1661847132864&type=share&url=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fministri-bajrami-priti-kryetarin-dhe-disa-anetare-te-ashak-ut

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.