Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Togos në Berlin, jorezident për Kosovën, z. Kwami Christophe Dikenou.
Ministri Bajrami i dëshiroi ambasadorit Dikenou suksese në detyrën e re që i është besuar si ambasador jorezident për Kosovën dhe e informoi atë për proceset që janë duke u zhvilluar në arsim me qëllim të ngritjes së cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.
Ministri Bajrami, po ashtu, theksoi gatishmërinë e MAShT-it për bashkëpunim me shtetin e Togos në fushën e arsimit.
Last modified: 29 Gusht, 2022