MASHT

Ministri Bajrami priti ambasadorin e Italisë në Kosovë

16 Mars, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi.

Ministri Bajrami, me kërë rast e ka njoftuar ambasadorin Sardi me zhvillimet në arsim, në të gjitha nivelet, si dhe me punën që është duke u bërë në përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e kushteve për punësimin e të rinjve, përmes harmonizimit të programeve me nevojat e tregut të punës.

Ministri Bajrami, ka falënderuar Republikën e Italisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në fushën e arsimit dhe ka kërkuar thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit në mes të të dyjva vendeve.

Ndërsa, ambasadori i Italisë, z.Piero Cristoforo Sardi, u zotua se Republika e Italisë do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. 

Last modified: 26 Gusht, 2022