Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë, z. Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për çështje të rëndësishme për arsimin në Kosovë.
Ministri Bajrami vlerësoi lart mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, ndërkaq shtoi se, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të zgjerohen në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e arsimit.
Ndërsa, ambasadori i Republikës së Hungarisë, z. Laszlo Markusz, shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe proceset e saj të integrimeve euroatlantike.
Në kuadër të takimit u bisedua edhe për mundësinë e dhënies së 30 bursave për studentët kosovar, për vitin e ardhshëm akademik.
Last modified: 31 Gusht, 2022