MASHT

Ministri Bajrami priti ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë

27 Gusht, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti sot në takim ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, znj. Kıvılcım Kılıç.

Gjatë këtij takimi është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në të gjitha nivelet e arsimit, veçanërisht në arsimin e lartë, por edhe në shkencë dhe inovacion.

Ministri Bajrami theksoi bashkëpunimin e frytshëm deri më tani mes dy vendeve dhe tha se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tutje në të mirë të ofrimit të një arsimi cilësor për nxënësit dhe studentët, që është edhe synim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ambasadorja Kiliç tha se shteti i saj do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në fushën e arsimit, në realizimin e qëllimeve për ngritjen e cilësisë dhe reformave të filluara në këtë drejtim.

Last modified: 1 Shtator, 2022