Ministri Bajrami priti amabasaorin e ri të Francës në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, z. Didier Chabert.

Ministri Bajrami, pasi i ka uruar emërimin ambasadorit z. Chabert, shprehu falënderimin e tij për mbështetjen që Franca po i jep Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e arsimit, njëherësh e ka falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë me ish- amasadoren, znj. Maryse Daviet.

Në vazhim, ministri Bajrami e informoi ambasadorin e Francës për zhvillimet aktuale në sferën e arsimit dhe angazhimet e përhershme për ngritjen e cilësisë në arsim.

Ministri Bajrami dhe ambasadori Chabert diskutuan edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, si një prej shtyllave më të rëndësishme të zhvillimit të shtetit.

Ndërsa, ambasadori Chabert ka falënderuar ministrin Bajrami për mikëpritjen dhe informacionet që mori, njëherit shprehu interesimin e vendit të tij që gjuha frenge të mësohet më shumë në arsimin parauniversitar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors