MASHT

Ministri Bajrami pranoi mirënjohje me rastin e hapjes së Javës së Biblioketës në Kosovë

11 Prill, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, mori pjesë në hapjen e edicionit të pesëmbëdhjetë të Javës së Bibliotekës në Kosovë, me ç’rast pranoi mirënjohje për kontributin e Ministrisë së Arsimit dhënë fillimit të procesit të digjitalizimit të Biblioketës.

Ministri Bajrami, pasi uroi hapjen e Javës së Bibliotekës, u shpreh i kënaqur që Ministria e Arsimit ka mundur të ndihmojë në blerjen e pajisjeve për digjitalizim të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

“Digjitalizimi është proces global dhe i domosdoshëm tashmë, dhe me këtë proces do të ndihmohet komuniteti në qasjen sa më të lehtë në hulumtime e studime të ndryshme”, u shpreh ministri Bajrami.

Ministri Bajrami theksoi se MAShT do të ndihmojë zhvillimin e këtij procesi, si një instrument shumë i rëndësishëm për modernizimin e Bibliotekës në mënyrë që të jetë sa më e qasshme dhe në funksion të komunitetit akademik dhe studiuesve.

Last modified: 26 Gusht, 2022