Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z .Arsim Bajrami, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Finlandës znj.Anne Huhtamaki, me të cilën bisedoi lidhur me vlerësimin e PISA-s 2015, njëherësh kërkoi mbështetjen me ekspert arsimor të këtij vendi që të sanohet , përkatësisht përmirësohet performanca e mësimdhënësve dhe shkollave, si dhe cilësia në arsim përgjithësisht.
Ministri Bajrami, ka falënderuar ambasadoren e Finlandës, znj. Anne Huhtamaki për gjithë mbështetjen që ky shtet i ka bërë zhvillimit të reformave në arsimin e Kosovës, njëherësh shprehu shqetësimet e tija për rezultatet jo të mira të vlerësimit ndërkombëtar PISA 2015, për çka tha se na obligon dhe mobilizon që të reflektojmë se çfarë duhet të bëjmë më tutje, çfarë duhet të ndryshojmë që te kemi një arsim cilësorë çfarë e dëshirojmë dhe që meriton rinia jonë.
“ Ne kemi nevojë ende që ju si një nga vendet me arsim më të zhvilluar në botë , të na ofroni ekspertizën tuaj profesionale që të përmirësojmë performancën , veçanërisht në Arsimin Parauniversitar” tha ministri Bajrami.
Nga ana e sajë Ambasadorja Anne Huhtamaki tha se nga perspektiva e Finlandës, është jashtëzakonisht e rëndësishme pjesëmarrja e Kosovës në vlerësimin PISA 2015, por theksoi e ky rezultat nuk duhet të ju dekurajojë dhe se gjendja mund dhe duhet të përmirësohet , ndërsa shprehu gatishmërinë që vendi i saj ta ndihmojë Kosovën me ekspert arsimorë në fusha të caktuara .
Last modified: 29 Gusht, 2022