MASHT

Ministri Bajrami në Lubjanë ka zhvilluar takime të rëndësishme për arsimin dhe shkencën

29 Tetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, në kuadër të vizitës së në Republikën e Sllovenisë, me ftesë të Akademisë Shkencave Sllovene, ka vizituar këtë institucion dhe ka takuar Kryesinë e saj. Me Kryetarin e Akademisë Prof. Dr. Branko Stanovnik, ka biseduar për rolin e Institucionit të Akademisë në zhvillimin e shkencës dhe emancipimin shoqëror dhe mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta shkencore mes Akademive të dyja vendeve.
 
Me këtë rast, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit reciprok në fushën e arsimit dhe shkencës, Ministri Bajrami dhe Kryetari Stanovnik u dakorduan për promovimin dhe koordinimin e hapave drejt realizimit të projekteve shkencore në fusha specifike, si dhe theksoi rolin ndihmues që do të kenë Ministritë respektive për Akademitë e dyja vendeve.
 
Gjatë qëndrimit në Republikën e Sllovenisë, Ministri Bajrami është pritur nga menaxhmenti i Universitetit të Lubjanës, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin mes këtij Institucioni me Universitet kosovare, me theks të veçantë në ofrimin e programeve të përbashkëta studimore dhe mobilitetin e studentëve dhe shkencëtarëve.


 
Universiteti i Lubjanës përbën shembull të mirë të ofrimit të studimeve dhe krijimtarisë shkencore, andaj rëndësia e bashkëpunimit me këtë institucion do t’i shërbejë zhvillimit dhe avancimit të standardeve akademike dhe ngritjes së cilësisë në arsim.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.